Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Infiltrimi dhe lidhjet e grupeve të organizuara kriminale me institucionet, që në të kaluarën ishte në një nivel shqetësues, sot nuk janë më realiteti ynë, njoftoi ministrja e Çështjeve Evropiane, Maida Gorçeviq, në llogarinë e saj në rrjetin social X.
Ajo theksoi se Qeveria dhe Parlamenti mbeten të përkushtuar fuqishëm dhe plotësisht të vendosur në zbatimin e reformave në fushën e sundimit të ligjit, duke kujtuar se gjatë periudhës së kaluar është punuar shumë për përmirësimin e kuadrit institucional dhe ligjor.
“Gjatë periudhës së kaluar është bërë shumë, nga miratimi i kuadrit strategjik, përmes forcimit të kuadrit ligjor me miratimin e ligjeve kyçe sistemike, deri te rritja e ndjeshme e efikasitetit të gjykatave dhe i shkallës së zgjidhjes së çështjeve,” tha Gorçeviq.
Sipas saj, Mali i Zi sot është një shoqëri më e drejtë dhe më e qëndrueshme se më parë, dhe praktikat negative të së kaluarës nuk përbëjnë më realitet.
Ajo shtoi se Mali i Zi e kupton qartë sfidat që ka përpara dhe është i gatshëm t’u përballet me to në mënyrë të përgjegjshme.
“E dimë se cilat janë sfidat para nesh dhe jemi të gatshëm t’u përballemi dhe t’i zgjidhim, jo vetëm deri në përfundimin e procesit të negociatave, por edhe pas anëtarësimit,” theksoi Gorçeviq.









