NGA MESNATA DO TË SHTRENJTOHEN TË DYJA LLOJET E BENZINËS

Foto: Shutterstock

Në Mal të Zi nga mesnata do të shtrenjtohen të dyja llojet e benzinës, ndërsa çmimi i Eurodizelit do të mbetet i pandryshuar.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Minierave, Naftës dhe Gazit.

Sipas tyre, çmimi i një litri të të dyja llojeve të benzinës do të rritet me dy cent, ku Eurosuper 98 do të kushtojë 1.56 euro ndërsa Eurosuper 95 do të kushtojë 1.52 euro, në 15 ditët e ardhshme.

Çmimi i Eurodizelit nuk do të ndryshojë dhe do të vazhdojë të kushtojë 1.43 euro për litër, ndërsa nafta për ngrohje do të jetë tre cent më lirë për litër dhe do të kushtojë 1.36 euro.

Në përputhje me dispozitat e Rregullores për mënyrën dhe sasinë e elementeve në bazë të të cilave formohen çmimet maksimale të derivateve të naftës, llogaritja e radhës do të bëhet më 24 shkurt dhe çdo ndryshim i çmimeve të derivateve të naftës do të jetë i vlefshëm nga data 25 shkurt.

SHARE