MBËSHTETJE NGA BE-ja PËR BASHKËPUNIMIN MES MALIT TË ZI DHE KOSOVËS, 8.57 MILIONË EURO

Mali i Zi dhe Kosova bashkëpunojnë me sukses falë Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA, në kuadër të të cilit janë mbështetur gjithsej 23 projekte me vlerë 8.57 milionë euro në periudhën programore 2014-2020 përmes tre thirrjeve. Ky ishte mesazhi nga takimet e Bordit të Përbashkët Monitorues (BPM) dhe të Strukturës Operative të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Mali i Zi – Kosovë 2014-2020, të cilat u mbajtën sot në Prishtinë. Në takime mori pjesë edhe delegacioni i Malit të Zi i kryesuar nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë për Fondet Evropiane, Bojan Vujoviq. Siç tha ai, Ministria e Çështjeve Evropiane po bashkëpunon me sukses me kolegët nga Kosova në kuadër të perspektivës financiare të IPA II, duke shtuar se pret vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm me autoritetet lokale gjatë ciklit financiar të IPA III, i cili mbulon periudhën nga viti 2021 deri në 2027. Në mbledhjen e sotme të Bordit të Përbashkët të Monitorimit dhe Strukturës Operative, u miratuan dokumente të rëndësishme për funksionimin e Programit.

SHARE