FATURA MESATARE E ENERGJISË ELEKTRIKE ËSHTË 41.55 EURO

Fatura mesatare e janarit për energji elektrike për amvisëritë në nivel të Malit të Zi, nëse i përjashtojmë pikat matëse të palexuara në objektet që nuk janë të banuara përgjithmonë, arrin në 41.55 euro, njofton Elektroekonomia e Malit të Zi. “Familjet në Berane kanë shënuar konsumin mesatar më të ulët në muajin janar, prej 21,73 euro, ndërsa më të lartën e kanë shënuar në Tivat, ku amvisëritë kanë konsumuar mesatarisht 55,38 euro energji elektrike”, thuhet në njoftim. Në janar, familjet kanë konsumuar 143,33 milionë kilovat orë (kWh) energji elektrike, që është rreth 8,08 për qind më shumë krahasuar me konsumin e arritur në dhjetor, ose 1,48 për qind më shumë krahasuar me janarin e vitit të kaluar.

SHARE