Duar të thata gjatë dimrit, si të kujdeseni në përditshmëri

Gjatë dimrit duart tona janë më të ndjeshme, prandaj kanë nevojë dhe për një kujdes më të madh. Më poshtë ju sjellim disa këshilla, se çfarë duhet të keni parasysh për të pasur duar të buta dhe në dimër:

1- Mos dilni kurrë nga shtëpia pa dorashka. Lëkura e duarve është shumë delikate, ajo thahet shpejt dhe e ndjen menjëherë erën dhe të ftohtin. Është mirë që para se të dilni nga shtëpia të vishni një palë dorashka në mënyrë që ti mbroni duart nga agresiviteti i motit.

2- Përdorni doreza plastike në punët e shtëpisë. Sidomos në dimër kjo duhet të jetë e domosdoshme, uji i nxehtë dhe detergjentet e ndryshëm ndikojnë menjëherë në lëkurën delikate të duarve.

3- Përdorni krem hidratues për duart. Një maskë shtëpie me gjalpë dhe mjaltë është fantastike për mbrojtjen e tyre. Është e këshillueshme mos të përdorni kremra që përmbajnë petroleum.

4- Disa pika limon për të lyer duart herë pas here, ose një lugë vaj ulliri së bashku me pak limon dhe aplikojeni më pas në duart tuaja.

5- Një herë në javë bëni një larje të duarve me bimë. Zieni kamomil dhe mbajini duart aty për 10-15 minuta. Për masazh mund të përdorni vaj bajamesh, në të cilin keni hedhur vaj esencial të rozmarinës ose livandos.

SHARE