PËRFAQËSUESI I POSAÇËM BRITANIK PËR BALLKANIN, STUART PEACH NË PRISHTINË PËR TË MBËSHTETUR BISEDIMET KOSOVË – SERBI

Emisari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor ka qëndruar gjatë ditës në Kosovës. Ai pati takime me krerët e institucioneve në vend, të cilat i quajti si konstruktive. “Ishte takim konstruktiv. Ishte kënaqësi të takoj të dy Presidenten dhe kryeministrin”, tha Emisari i Britanisë së Madhe. Peach shtoi se kanë biseduar për çështjet e sigurisë në rajon e të cilat prekin Kosovën. “ Kemi folur për të gjitha çështjet e sigurisë në rajon dhe që kanë rëndësi për Kosovën. Jemi të përkushtuar si qeveri që të mbështesim Kosovën në integrimin e saj euroatlantik”, tha ai. Pas takimit përmes një komunikate Presidentja Vjosa Osmani u shpreh se gjatë bisedës me emisarin britanik ka theksuar se Kosova është e përkushtuar ndaj dialogut, me përfundim njohjen reciproke. Ndërkaq, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se para Peach shprehu qëndrimin e tij që dialogu si proces duhet të respektojë barazinë e palëve. Emisari i Britanisë për rajonin të premten përfundon vizitën në Kosovë, pas takimit me partitë opozitare.

SHARE