INSTITUTI: 2 VIKTIMA, 460 TË INFEKTUAR

Në Mal të Zi, dy persona kanë vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit dhe janë regjistruar 460 raste të reja të infektimit, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) tha se laboratorët e tyre dhe të tjerë publikë dhe privatë që diagnostikojnë infeksionin me koronavirus përfunduan analizat të mërkurën dhe dorëzuan rezultatet për 2116 mostra. Përqindja e rasteve të reja pozitive në numrin total të testuar të mërkurën ishte 21.74 për qind. Thuhet se deri në orën 15:00 u raportua shërimi i 684 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara, si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me Covid 19 në Mal të Zi është 3558.

SHARE