KOMUNA E TUZIT BLLOKOI LLOGARITË UJËSJELLËSIT, SHËRBIMEVE KOMUNALE TË PODGORICËS DHE CEDIS

Komuna e Tuzit përmes pagesës së detyruar mori  65,313 euro nga dy ndërmarrje të kryeqytetit dhe një ndërmarrje shtetërore për shkak të borxheve që nuk i shlyen në bazë të tarifës vjetore për tubacionet, ujësjellësin dhe kabllot elektrike. Komuna e Tuzit mblodhi 43,239 EUR nga Ujësjellsi, 7,052 EUR nga Shërbimet komunale, dhe 15,022 EUR nga CEDIS. “Në përputhje me ligjin dhe rregulloret, ne u dërguam atyre një paralajmërim për pagimin e detyrimeve, pasi që ata nuk vepruan as pas kësaj, ne bëmë pagesë të detyruar përmes Bankës Qendrore të Malit të Zi. Banka Qendrore e Malit të Zi veproi në përputhje me vendimet tona dhe ne përmes pagesës të detyruar mbledhem këto detyrime,” theksuan nga Komuna e Tuzit. Ata deklaruan se shuma totale e këtyre detyrimeve ndaj Komunës së Tuzit është afër 100,000 euro në vit.

SHARE