Foto: AA
“Nuk ka asgjë më logjike se dy shtete me histori të përbashkët, origjinë të përbashkët, gjuhë të përbashkët dhe popull të përbashkët, si Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, të bëhen një shtet i vetëm”.
Kjo deklaratë e liderit të partisë politike të ekstremit të djathtë në Bullgari, Rilindja (Prerodbas), Kostadin Kostadinov, ka shkaktuar reagimin e ashpër të zyrtarëve maqedonas, që e cilësuan atë “të turpshme dhe të pandershme”.
“Synimi për të shprehur në mënyrë të njëanshme një qëndrim të tillë do të thotë mosrespektim dhe mosnjohje”, u shpreh Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova. Ministria për Punën dhe Tregtinë e Jashtme gjithashtu e dënoi ashpër deklaratën e Kostadinovit, i cili është gjithashtu deputet aktual në Kuvendin Popullor të Bullgarisë, duke thënë se ajo “shpreh pretendime të qarta territoriale ndaj Maqedonisë së Veriut”.
“Deklarata të tilla dashakeqe të zyrtarëve të spektrit politik bullgar përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj sovranitetit, integritetit dhe pavarësisë së vendit tone, e në të njëjtën kohë janë në kundërshtim të me rregullat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare, mosndërhyrjen e shteteve në punët e brendshme dhe politiken e ndërtimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”, nënvizohet në reagim.
Në vazhdën e pohimeve të tij, Kostadinov mbështeti edhe pretendimit e Donald Trumpit për kthimin e kontrollit mbi Kanalin e Panamasë, duke theksuar se SHBA-ja ishte pronarja e parë e asaj zone, “të cilët e ndërtuan dhe e kontrolluan deri në vitin 1979”.