SINDIKATA E ARSIMIT PROPOZOI NJË GREVË TË PËRGJITHSHME NË ARSIM

Bordi Ekzekutiv i Sindikatës së Arsimit të Malit të Zi i propozoi sot Bordit Kryesor në seancën e tij organizimin e grevës së përgjithshme në arsim nëse nuk u rritet paga e janarit për dhjetë për qind, shkruhet në vendimin në të cilin ka pasur qasje Portali i Qytetit.

Sindikata e Arsimit thotë se po vijojnë me të gjitha procedurat ligjore për mbrojtjen e Kontratës Kolektive të Degës për fushën e arsimit.

“Jemi kontaktuar më së shumti nga ata që janë të indinjuar me vendimin e Qeverisë dhe qëndrimet e shprehura dhe kërkojnë ndërprerje të plotë të mësimit. Nuk janë pak prej tyre. Të gjitha opsionet janë të hapura. Bordi kryesor do të marrë vendim bazuar në përkushtimin dhe vendosmërinë e mësimdhënësve”, thotë për Portalin e Qytetit, kryetari i Bordit të Qytetit të Sindikatës së Arsimit, Jovan Drashkoviq.

Kryetari i Sindikatës Radomir Bozhoviq thotë se mësimdhënësit kërkojnë ndërprerje totale të mësimit nga gjysëmvjetori i dytë.

“Mësimdhënësit janë të indinjuar me mënyrën se si na trajton qeveria. Thonë: “Nuk ka negociata me Qeverinë”. Ne provuam një rrugë paqësore, por ata nuk u interesuan për ne”. Shumë prej tyre kërkojnë ndërprerjen e mësimit. Ne ende do ta konsiderojmë atë,“ tha Bozhoviq.

Ai tregon se Ministria e Arsimit ka ende kohë të reagojë dhe të thotë se kanë të drejtë.

SHARE