Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Shëndetësisë së Malit të Zi, kirurgu Mihaillo Baboviq, tha se sindikata do të vendosë për organizimin e grevës në institucionet shëndetësore në ditët në vijim, pasi nuk ka marrë parasysh kërkesat e tyre për rritje të pagave.
Ai theksoi se greva do të organizohet në të gjitha spitalet dhe qendrat shëndetësore, organizatat sindikale të të cilave janë anëtarë të SSZ-së, në përputhje me procesin minimal të paraparë të punës, shkruan Dan.
Baboviq përkujtoi se kanë pritur që deri më 3 janar të caktohet takimi me kryeministrin Millojko Spajiq, siç ishte rënë dakord në takimin e mëhershëm me ministrin e Shëndetësisë Dr. Vojisllav Shimun.
“Në fakt ne nuk kërkojmë rritje pagash, por anulim të goditjes inflacioniste që kemi pësuar në dy vitet e fundit. Në seancën e Bordit Kryesor të premten do të vendosim për aktivitetet e mëtutjeshme”, tha Baboviq.