KALIFORNI, 14 PERSONA HUMBIN JETËN PËR SHKAK TË STUHISË

Për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe stuhisë intensive në Kaliforni të SHBA-së, kanë humbur jetën 14 persona dhe është dhënë urdhër për evakuimin e 10 mijë të tjerëve. Zyrtarët kanë njoftuar se 14 persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme në rajon dhe se është marrë vendim evakuimi edhe për disa rajone. Sipas “Los Angeles Times”, zyrtarët kanë dhënë urdhër për evakuim të menjëhershëm për banorët në Montecito, Kanioni Toro, Kanioni Sycamore dhe Padaro Lane në rajonin Carpinteria. Teksa banorëve u është bërë thirrje për evakuim në zona të larta, bëhet e ditur se edhe në Santa Barbara është ngritur qendër evakuimi. Presidenti amerikan, Joe Biden, më 8 janar miratoi shpalljen e gjendjes emergjente për shkak të stuhisë, erës dhe shirave në rajon.

SHARE