ABAZOVIQ: NUK DO TË ISHTE MIRË TË SHKOJMË NË ZGJEDHJE DERISA TË ZGJIDHEN GJYQTARËT E GJYKATËS KUSHTETUESE

Kryeministri në mandatin teknik Dritan Abazoviq tha se nuk do të ishte mirë të shkohet në zgjedhje derisa të zgjidhen gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, sepse atëherë do të ketë një situatë të ngjashme me atë në Podgoricë dhe Shavnik. I pyetur nëse deputetët e LQ URA do ta mbështesin nismën për shkurtimin e mandatit të Kuvendit nëse kjo do të bëhet deri në fund të janarit, kryeministri tha se i ka parë njoftimet e Frontit Demokratik dhe PDS-së për një iniciativë të tillë, ndaj nuk u duhen votat e LQ URA. “Nëse dikush dëshiron paturpësisht të shkojë në zgjedhje pa Gjykatën Kushtetuese, te ketë fat të mirë”, tha Abazoviq. Ai po ashtu tha se nuk është alternativë e palogjikshme që Qeveria të iniciojë një iniciativë për shkurtimin e mandatit të Kuvendit, i cili është në mandat të plotë.

SHARE