16 vite nga ‘revolucioni i teknologjisë’, ditëlindja e gjigantit ‘iPhone’, pajisja e parë me ekran me prekje

Gjiganti i teknologjisë, Steve Jobs e kishte zbuluar për publikun celularin iPhone, 16 vjet më parë, saktësisht më 9 janar 2007.

Në fazën e botës së Mac, Jobs kishte shfaqur për herë të parë pajisjen e parë iPhone, që ishte pajisja e parë me ekran me prekje dhe me internet duke sjellë kështu ‘revolucionin’ teknologjinë.

Një punonjës i Apple e ndau përvojën e tij me publikun kur ishte shfaqur iPhone i parë. Ai tha:

“Kur e preka ekranin për herën e parë, e kam ditur se kjo teknologji do të bëjë shumë bujë”.

iPhone ndoshta nuk e ndryshoi botën e teknologjisë por ai sigurisht se ndryshoi jetën e njerëzve. Me një prekje përmes gishtërinjve, përdoruesit tani mund të kenë qasje në internet shumë lehtë. Përveç se ata mund të thërrasin dhe të shkruajnë mesazhe, celulari iPhone tashmë mund të përdoret si një kompjuter.

SHARE