INAUGUROHET RRUGA HOT–GRUDË

Foto: Komuna e Tuzit

Sot u inaugurua zyrtarisht rruga e re që lidh Hotin me Grudën, një projekt i rëndësishëm infrastrukturorë që pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin dhe të nxisë zhvillimin lokal.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj me bashkëpunëtorët e tij, përfaqësues të diasporës, si edhe kryetari i Bashkësisë Lokale Kshev.

Projekti, i cili kap vlerën mbi 550 mijë euro të investuara nga Komuna e Tuzit për asfaltimin dhe 180 mijë euro të kontribuara nga diaspora për hapjen e rrugës, paraqet një shembull të bashkëpunimit të suksesshëm mes institucioneve vendore dhe mërgatës.

Kryetari Gjelaj falënderoi diasporën për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, duke theksuar se çdo kontribut i tyre e forcon zhvillimin e komunitetit.

“Bashkë po ndërtojmë një vend më të mirë,” u shpreh ai.

SHARE