NISHIQ: ORARI I PUNËS PREJ SHTATË ORËSH VARET NGA MARRËVESHJA ME PARTNERËT SOCIALË

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Ministria e Punës, Punësimit dhe Dialogut Social është duke analizuar dhe komunikuar me partnerë të caktuar që të mund të flasim për vendosjen e orarit shtatëorësh sa më shpejt të jetë e mundur, tha ministrja përkatëse Naida Nishiq.

Ajo tha se varet nga marrëveshja me partnerët social se kur do të hyjë në fuqi orari i punës shtatë orëshe.

“Ministria e Punës, Punësimit dhe Dialogut Social është duke analizuar dhe komunikuar me partnerë të caktuar që qytetarët ta dinë se nuk është hequr dorë nga iniciativa për vendosjen e orarit 7-orësh dhe do të zbatohet plotësisht. Shpresoj se do të kemi mbështetjen e partnerëve tanë socialë, e kemi mbështetjen e Sindikatës, duhet të negociojmë me punëdhënësit, por shpresojmë që këtë histori ta çojmë deri në fund”, tha Nishiq.

Sa i përket vetë kushteve, ajo tregon se marrëveshja me partnerët socialë mbetet dhe se afati përfundimtar varet edhe nga dinamika e tyre.

Ajo gjithashtu pajtohet që përfitimet sociale duhet të rriten.

“Besoj fuqishëm se kolegët nga Ministria e Mirëqenies Sociale, Demografisë dhe Kujdesit Familjar do ta përfundojnë në fillim të vitit të ardhshëm dhe nuk ka asnjë problem”, tha Nishiq.

SHARE