Vendosja e makijazhit gjatë stërvitjeve – gabimi më i madh që mund ta bëni

Të gjithë e dimë se duhet ta heqim makijazhin kur jemi në palestër ose kur flemë, por shumica e femrave nuk i binden kësaj këshille

Doktorët vazhdimisht rekomandojnë që jo vetëm para gjumit duhet ta fshini çdo grimcë të makijazhit, por edhe para ushtrimeve.

Po pra, të gjithë makijazhin! Nuk bën të lini aspak makijazh në fytyrë para se t’ua filloni ushtrimeve.

Siç tregojnë ekspertët shëndetësorë, neve na duhet të djersitemi për ta ‘ftohur’ veten kur ushtrojmë, dhe t’i ndihmojmë trupit t’i largojë toksinat nga lëkura, transmeton Telegrafi.

Shtojani një shtresë makijazh fytyrës dhe, pavarësisht sa të mirë e keni lëkurën, ato toksina ngecin në lëkurë.

Pra kur poret e djersës hapen, çdo gjë që e keni në fytyrë – makijazhi apo grimcat e ajrit të ndotur – i mbyllin ato dhe shkaktojnë akne.

Dermatologët sugjerojnë që para dhe pas ushtrimeve fizike ta pastroni fytyrën me ujë! /Telegrafi/

SHARE