PËR TË FORCUAR KAPACITETIN MBIKËQYRËS TË COVID19 BE NDAN 300 MIJË EURO

Ekspertët nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të ndihmojnë Malin e Zi të forcojë kapacitetin e tij kombëtar për të hetuar rastet e koronavirusit dhe për të monitoruar kontaktet, tha ambasadorja e Bashkimit Evropian (BE) në Mal të Zi, Oana Kristina Popa. Popa dhe Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropë, Hans Kluge, nënshkruan sot një marrëveshje për një donacion prej 300 mijë eurosh nga BE-ja për projektin “Forcimi i kapaciteteve të mbikëqyrjes ndaj COVID-19 në Mal të Zi”. Qendra Informative e BE-së tha se projekti, i cili do të zgjasë nëntë muaj, po zbatohet nga zyra e OBSH-së në Mal të Zi për nevojat e sistemit shëndetësor, me qëllim të përmirësimit të mbikëqyrjes kombëtare kundër koronavirusit. Ministrja e Shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq deklaroi se BE-ja dhe OBSH-ja, që nga dita e parë e pandemisë, i kanë ofruar ndihmë të konsiderueshme financiare dhe profesionale Malit të Zi, me qëllim zbutjen e efekteve ekonomike, shëndetësore dhe sociale të krizës së koronavirusit.

SHARE