INSTITUTI: REGJISTROHEN 180 RASTE TË REJA DHE 4 VIKTIMA

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi, katër persona kanë vdekur nga pasojat e koronavirusit dhe janë regjistruar 180 persona të rinj të infektuar, sipas Institutit të Shëndetit Publik (ISHP).  Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga infeksioni COVID-19 në Mal të Zi që nga fillimi i pandemisë është 2,340. Deri në orën 15:00 u raportua shërimi i 163 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 2,023, 14 në komunën e Tuzit.

SHARE