BASHKËPUNIM I MËTEJSHËM MIDIS MALIT TË ZI DHE TURQISË ME INTERES TË PËRBASHKËT

Mali i Zi dhe Turqia po arrijnë një bashkëpunim domethënës, theksoi Ministri i Punëve të Jashtme, Gjorgje Radulloviq, dhe vuri në dukje hapësirën për përmirësimin e mëtejshëm të tij. Sot, me iniciativë të palës turke, ai bisedoi me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlut Çavushoglu. “Mbështetja e Turqisë në mes të valës së parë të pandemisë Covid-19, në formën e një dhurimi të pajisjeve mjekësore, është një tregues i marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve,” theksoi kreu i diplomacisë malazeze. Radulloviq theksoi posaçërisht se diplomacia ekonomike, përkatësisht dinamizimi i aktiviteteve në drejtim të tërheqjes së investimeve të huaja, do të jetë një nga përparësitë në punën e rrjetit diplomatik dhe konsullor malazes. Çavushoglu shprehu pritjen që marrëdhëniet ndërshtetërore do të forcohen përmes aktiviteteve shtesë në fusha me interes të përbashkët si ekonomia, investimet, transporti dhe turizmi. Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për bisedën, me besimin se komunikimi i hapur do të vazhdojë edhe në periudhën vijuese, theksuan nga Ministria e Punëve të Jashtme.  

SHARE