EEMZ: FATURA MESATARE E ENERGJISË ELEKTRIKE NË TETOR 25.75 EURO

Fatura mesatare e tetorit për energji elektrike për amvisëritë në nivel të Malit të Zi, nëse i përjashtojmë pikat matëse të palexuara në objektet që nuk janë të banuara përgjithmonë, arrin në 25.75 euro, njofton Elektroekonomia e Malit të Zi.

„Konsumi mesatar më i ulët i amvisërive është shënuar në Zhablak në vlerë prej 18,88 euro, ndërsa konsumi mesatar më i lartë i muajit paraprak është shënuar në Nikshiq, ku amvisëritë kanë konsumuar mesatarisht 29,16 euro energji elektrike”, thuhet në njoftim.

EEMZ ka thënë se amvisëritë kanë konsumuar 94,09 milionë kilovat orë (kWh) energji elektrike në tetor, që është 5,91 për qind më pak krahasuar me konsumin e arritur në shtator, ndërsa, krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, konsumi ishte 1,74 për qind.

SHARE