GJUKANOVIQ: ZGJEDHJET E SHPALLURA ME LIGJ, VENDIMI ËSHTË PJESË PËRBËRËSE E RENDIT JURIDIK

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq përsëriti se ai nuk do të shtyjë zgjedhjet lokale në Cetijë, Petnjicë dhe Mojkovc, të planifikuara për më 5 dhjetor. Ai theksoi se tashmë kanë filluar aksionet parazgjedhore dhe shtoi se Kuvendi po e pengon demokracinë duke tentuar të shtyjë zgjedhjet. Ai gjatë vizitës në stadiumin e qytetit në Cetijë tha se përkrah që zgjedhjet lokale në të gjitha komunat të jenë në të njëjtën ditë, por po ashtu theksoi se kjo nuk mund të vlejë edhe për ato që tashmë janë shpallur. “Siç e dini sot janë datat e fundit për dorëzimin e listës dhe parlamenti duhet të përpiqet të ndalojë të gjitha veprimet parazgjedhore të bëra deri më tani më 12 nëntor. Unë e konsideroj pengim të demokracisë, pengim të procesit zgjedhor”, ka thënë Gjukanoviq. Po ashtu, Gjukanoviq tha se iniciativa për bashkimin e zgjedhjeve është e mirë.

SHARE