GJUKANOVIQ: EVROPËS DO TI DUHET TË PRANOJË ANËTARË TË RI

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq beson se faza e tashme e lodhjes nga zgjerimi do të përfundojë dhe Evropa, siç ka thënë, do ta kuptojë se do t’i duhet të pranojë anëtarë të ri. Gjukanoviq e ka thënë këtë gjatë vizitës zyrtare në Gjeorgji dhe takimit me kryetarin e Qeverisë së këtij vendi, Irakli Garibashvili, i cili pas takimit me delegacionin e Malit të Zi ka përgatitur një drekë pune. Siç është kumtuar nga kabineti i Gjukanoviqit, presidenti ka theksuar se Mali i Zi e përkrahë integritetin territorial të Gjeorgjisë dhe përpjekjet e sajë që të vendosë kontroll të plotë në territorin e vet, në kuadër të kufijve të pranuara ndërkombëtarisht. Atë çfarë kemi kërkuar për vete, dëshirojmë edhe për tjerët, ka deklaruar Gjukanoviq duke vlerësuar lartë vizionin e fortë dhe mençurinë që në Gjeorgji, siç ka thënë, t’i kuptojmë drejt rrethanat gjeopolitike, për ç’gjë është bindur edhe gjatë kësaj vizite.

SHARE