NIMANBEGU: PËRBËRJA E QEVERISË SË RE, RRUGA DREJT POLARIZIMIT MË TË MADH TË SHOQËRISË

Fakti që nuk ka përfaqësues të pakicave kombëtare në qeveri të propozuar nga mandatari për kryeministër Zdravko Krivokapiq do të çojë në polarizim të mëtejshëm të shoqërisë dhe pakicat do të ndjejnë distancë më të madhe ndaj një qeverie të tillë, tha për gazetën “Pobjeda” një nga drejtuesit të Listës Shqiptare, Genci Nimanbegu. “Kjo do të çojë në polarizim të mëtejshëm në shoqëri, përveç ndarjeve që janë më të dukshme mes malazezëve dhe serbëve.” Pakicat do të ndiejnë distancë më të madhe ndaj kësaj qeverie të tillë, e që do të jetë e vështirë të përmirsohet në të ardhmen,” vuri në dukje Nimanbegu. Koalicioni shqiptar “Genci Nimabegu – Nik Gjeloshaj” më parë, si partitë dhe koalicionet e tjera të pakicave, mori një ftesë nga Krivokapiqi për të qenë pjesë e qeverisë së ardhshme, por në propozimin e tij ministror nuk kishte vend për ta. Bartësi i Listës, Nik Gjeloshaj, ka theksuar më parë se mandatari Krivokapiq kishte pranuar kërkesat e tyre dhe se partitë kombëtare duhet të bashkëpunojnë me qeverinë e re.  Ai gjithashtu tha se kryesia do të merrte vendimin përfundimtar për pjesëmarrjen e tyre në qeveri, por Krivokapiq me propozimin e  emrave të ministrave të ardhshëm, parandaloi Gjeloshaj dhe Nimanbegut të marrin ndonjë vendim.

SHARE