VUKOVIQ: INVESTIMI NË OBLIGACIONE QEVERITARE ËSHTË NJË MUNDËSI PËR QYTETARËT QË TË MARRIN PJESË NË ZHVILLIMIN E VENDIT

Foto: Vijesti

Ministri i Financave i Malit të Zi, Novica Vukoviq, theksoi se investimi i parë i obligacioneve shtetërore është një moment i rëndësishëm, duke i dhënë qytetarëve mundësinë të investojnë në shtetin e tyre dhe në të ardhmen financiare të vendit.

Ai shpjegoi se kamata prej 3.75% për dy vjet është një ofertë e drejtë, e sigurt dhe transparente. Investimi mund të bëhet nga qytetarët e rritur, përfshirë edhe të huajt me rezidencë në vend, përmes gjashtë bankave partnere.

Minimalja për investim është 500 euro.

Totali i parashikuar i investimit është 50 milionë euro, me mundësi zgjerimi deri në 100 milionë euro nëse interesi është i madh.

Tregtimi i obligacioneve do të zgjasë nga 3 deri më 18 nëntor.

Paratë e mbledhura do të përdoren për projekte infrastrukturore, buxhetin kapital dhe krijimin e rezervave fiskale.

Vukoviq theksoi edhe angazhimin për reformën e sistemit shëndetësor në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe mundësinë që nuk do të ketë nevojë për rishikim të buxhetit.

SHARE