QEVERIA E MALIT TË ZI MIRATON MEMORANDUM BASHKËPUNIMI ME OKB PËR MBROJTJEN E SHËNDETIT MENDOR NË SHKOLLA

Foto: Ilustrim

Qeveria e Malit të Zi miratoi njoftimin për nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit midis Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin.

Ky memorandum synon promovimin dhe mbështetjen e shëndetit mendor.

Në kuadër të memorandumit do të zbatohet katër programe parandaluese: “Aftësitë për rritje” (klasat 3 dhe 4 të shkollës fillore), “Aftësitë për adoleshencë” (klasat 7 dhe 8 të shkollës fillore), “Miq në fokus” (arsim ndërmjetës për 18 shkolla të mesme profesionale) dhe “Aftësitë për veprim” (shkollat e mesme).

Këto programe synojnë përmirësimin e aftësive socio-emocionale dhe të shëndetit mendor, dhe do të jenë pjesë e masave më të gjera që Ministria po ndërmerr për parandalimin e të gjitha formave të dhunës mes nxënësve.

SHARE