Ministria e Çështjeve Evropiane u bëri thirrje deputetëve që të votojnë nesër ligjet kyçe për përmbushjen e kritereve në kapitujt 7 – Ligji i Pronësisë Intelektuale dhe 10 – Shoqëria e Informacionit dhe Media.
Ministria e Çështjeve Evropiane, siç thuhet në njoftim, pret që gjatë seancës së nesërme të Kuvendit, deputetët të veprojnë me përgjegjësi dhe të përcaktojnë në mënyrë afirmative ligjet që janë në rend dite.
“Jemi të bindur se shtyrja e sotme e deklarimit nuk i solli asnjë të mirë asnjë subjekti politik, e më së paku shoqërisë malazeze dhe rrugës tonë evropiane. Iniciativat legjislative që janë në rend dite janë vendimtare për mbylljen e kapitujve të negociatave deri në fund të këtij viti. Të rikujtojmë se Mali i Zi nuk ka mbyllur përkohësisht asnjë kapitull për gati shtatë vjet dhe se me punë të përkushtuar në vitin paraprak kemi siguruar mundësinë që të mbyllim të paktën katër kapituj në vitin 2024”, thuhet në njoftim.
Ata shtojnë se rruga evropiane e Malit të Zi nuk ka vend për vonesë dhe nëse vërtet ka vetëdije dhe përgjegjësi sociale të aktorëve politikë, ligjet kyçe për përmbushjen e standardeve në kapitujt 7 – Ligji i Pronësisë Intelektuale dhe 10 – Shoqëria e Informacionit dhe Media, do të miratohen nesër dhe do të mundësojnë mbylljen e tyre në Konferencën e ardhshme Ndërqeveritare në dhjetor.