Kryetari i Kuvendit Andrija Mandiq prezantoi logon e re të Parlamentit të Malit të Zi. Ai këtë e ka bërë të ditur gjatë seancës parlamentare në Cetinë, ndërsa ka sqaruar se vendimin e ka marrë me përfaqësuesin e autorizuar të Sekretariatit të Përgjithshëm të Kuvendit.
Mandiq tha se kjo ishte e gjitha ideja dhe realizimi i tij.
“Gjë që është e logjikshme në objektin përfaqësues në të cilin jemi ulur edhe tani, ku pas Luftës së Dytë Botërore ishin vendosur të gjitha institucionet më të rëndësishme të Republikës së Malit të Zi. Në këtë mënyrë ne si Kuvend duam të respektojmë Kryeqytetin Historik të Malit të Zi dhe të themi se sa i rëndësishëm është ky qytet për të gjithë ne, se kemi privilegjin të jemi vazhdimësi e asaj vepre të madhe. Kjo do të jetë logoja e re e Kuvendit,“ tha Mandiq.
Deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) Andrija Nikoliq pyeti se në bazë të cilit nen dhe akt Mandiqi i ka dhënë vetes të drejtën për të ndryshuar logon e Kuvendit.
Mandiq lexoi nenin 28 dhe theksoi se Sekretari i Përgjithshëm përcakton identitetin vizual dhe logon e Kuvendit, faqen e internetit dhe llogaritë e Kuvendit në rrjetet sociale, me pëlqimin paraprak të Kryetarit të Kuvendit.
“Nëse nuk ju pëlqen ky identitet vizual dhe Kryeqyteti Historik i Malit të Zi ku jemi ulur sot dhe ku mbahen Kuvendet, mendoj se do të ishte mirë të informoni opinionin për këtë”, tha Mandiq.
Deputeti i Lëvizjes Qytetare URA, Filip Axhiq, deklaroi se kjo është vazhdimësi e provokimeve të Mandiqit ndaj qytetarëve të Cetinës dhe Malit të Zi.
Deputeti i PDS-së, Oskar Huter, deklaroi se ky ishte borxhi i Mandiqit ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe se ai nuk do të mund ta vazhdoj kështu edhe për shumë kohë.