DUKAJ: MJEDISI KIBERNETIK PARALAJMËRON SE NE DUHET TË RRISIM NDËRGJEGJËSIMIN NË TË GJITHA NIVELET

Në konferencën “Lidhja e pikave në sigurinë kibernetike: dinamika e strategjisë së mbrojtjes kibernetike”, e cila u mbajt sot, folën ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj dhe ambasadorja e SHBA-së në Mal të Zi, Judy Reising Reinke.

“Mjedisi i sotëm kibernetik na paralajmëron se duhet të rrisim ndërgjegjësimin në të gjitha nivelet dhe të përmirësojmë politikat për një përgjigje të suksesshme ndaj sfidave të ardhshme. Ju rikujtoj se në vitin 2022, për fat të keq, Mali i Zi e mori këtë mësim të rëndësishëm nga shembulli i tij, kur ndodhi një sulm i madh kibernetik në infrastrukturën shtetërore të IT-së”, tha ministri Dukaj.

Ministri Dukaj tha se janë ndërmarrë të gjithë hapat e duhur në nivel operacional dhe më pas në të gjitha nivelet dhe në atë moment të vështirë kemi marrë mbështetjen e çmuar nga miqtë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë.

“Dje në Komisionin Legjislativ është diskutuar për Ligjin për Sigurinë e Informacionit, të cilin e kemi përgatitur për një kohë të gjatë. Një pjesë edhe më e vogël e procedurave të detyrueshme mungon që ky ligj të miratohet përfundimisht dhe të fillojë të zbatohet. Jemi vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që transpozojmë direktivën NIS në këtë ligj, e cila është miratuar këtë vit”, tha Dukaj.

Ligji mundëson themelimin e Agjencisë për Sigurinë Kibernetike, e cila do të ketë statusin e agjencisë shtetërore dhe do t’i përgjigjet Qeverisë së Malit të Zi për punën e saj.

Pranë Ministrisë u formua Ekipi i reagimit ndaj incidenteve kompjuterike i Qeverisë, e cila vepron edhe si qendër sigurio-operative (G-SOC) në regjimin 24/7/365, dhe ndërmerr veprimtari në fushën e edukimit të punonjësve në administratën publike.

“Për të arritur një bashkëpunim dhe edukim më të gjerë, është bërë një hap i rëndësishëm përpara duke themeluar së bashku me partnerët Qendrën për Kapacitetet Kibernetike të Ballkanit Perëndimor (WB3C) me seli në Podgoricë. E gjithë kjo është rezultat i një analize të kujdesshme dhe një qasjeje strategjike për ndërtimin e ekosistemit kibernetik të Malit të Zi”, ka theksuar ministri Dukaj.

SHARE