ABAZOVIQ: MBËSHTETJE E PLOTË PËR INICIATIVËN “WOMEN ON BOARDS”

Kryeministri Dritan Abazoviq ka mbështetur programin e zhvillimit të grave lidere për pozitat vendimmarrëse ekonomike të Fondit për Investime dhe Zhvillim (IRF).

Abazoviq mbështeti programin “Women on Boards” për zhvillimin e lidereve femra për pozitat vendimmarrëse ekonomike, i cili u lansua nga IRF.

Duke theksuar rëndësinë e programit për zhvillimin e lidereve femra për pozitat vendimmarrëse ekonomike, ai theksoi se qëllimi i rrugës evropiane të Malit të Zi është, ndër të tjera, të adoptojë standardet evropiane dhe të ketë barazi gjinore, por në kuptimin e vërtetë, dhe në këtë linjë shprehu mbështetjen e plotë për iniciativën që ka për qëllim të promovimit të gjithëpërfshirjes dhe prezencës më të madhe të grave në të gjitha pozitat vendimmarrëse.

“Kjo do të thotë përfaqësim më i madh i grave në të gjitha vendet ku vendoset e ardhmja e vendit tonë. Këtu përfshihen ndërmarrjet shtetërore, bordet, Kuvendi dhe Qeveria, gjegjësisht të gjitha pozitat ku merren vendime për të ardhmen e qytetarëve tanë”, tha Abazoviq.

Ai tha se Qeveria, me shpresën se realisht do të shkojmë drejt gjithëpërfshirjes së plotë, eliminimit të të gjitha formave të diskriminimit, shpreh mbështetjen e plotë për këtë program.

SHARE