MBËRRIN NË VLORË ANIJA QË PRODHON ENERGJI

Ka mbërritur në Vlorë një nga anijet e marra me qira për prodhimin e energjisë elektrike. Ajo ka 2 gjeneratorë dhe do të vendoset në portin e peshkimit ku do të lidhet me rrjetin e TEC-it të Vlorës. Sipas KESH në këtë mënyrë do të prodhohet rreth 110 MW që supozohet se mbulon rreth 15% të nevojave të energjisë. Ato do të përdorin mazut dhe naftë për prodhimin e energjisë. Qeveria ka deklaruar se anije të tilla nuk do të kenë ndikim negativ në mjedisin dhe turizmin e qytetit. Prodhimi i energjisë pritet të nisë në muajin nëntor ndërsa autoritetet kanë nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me kompanitë “Exelerate Energy” dhe “Renco spa”. Sipas KESH qiraja ditore është 63 mijë Dollarë ndërsa për mirëmbajtjen nevojiten rreth 31 mijë Dollarë. Kostoja e prodhimit të energjisë llogaritet në rreth 200 euro për megavat ndërsa siç dihet çmimet në bursa kanë shkuar disa herë më shumë.

SHARE