PËR TU PAJISUR ME PATENTËN E SHOFERIT KËRKOHET PAGA MESATARE NË MAL TË ZI

Në mënyrë që qytetarët të fitojnë vertetimin se mund të drejtojnë një automjet pasagjerësh (kategoria B), kërkohet paga mesatare në Mal të Zi.

Përkatësisht, për të kaluar testin e vozitjes për kategorinë B, duhet të paguhen 640 euro nëse paguhen me para në dorë ose 660 euro nëse paguhen me këste.

Çmimi i certifikatës mjekësore varion nga 20 deri në 30 euro.

Testi i pjesës teorike kushton 25, po aq sa testi i vozitjes së makinës.

E gjithë kjo shkon në rreth 770 euro.

Nëse nevojiten mësime shtesë, dhe kandidati vendos të paguajë edhe 10 orë vozitje, do të kushtojë edhe 100 deri në 150 euro dhe kështu arrihet shifra prej 870 deri në 920 euro.

Për certifikatën e dhënies së provimit të shoferit për kategorinë B paguan edhe 10 euro të tjera.

Paga mesatare në Mal të Zi në qershor ishte 838 euro, që nga të dhënat e paraqitura do të thotë se për kalimin e testit të shoferit duhet të ndahet paga mesatare në nivel shtetëror.

Nëse aplikoni për kategorinë C, atëherë duhet të ndani menjëherë 450 euro, për testet e teorisë duhet të paguani 20 euro, ndërsa për të dalë në testin e vozitjes së makinës duhet të ndani 15 euro.

Për certifikatën e dhënies së provimit të shoferit për kategorinë C paguan edhe 10 euro të tjera.

SHARE