PËR SHKAK TË DIPLOMAVE TË FALSIFIKUARA JANË BËRË 28 KALLËZIME PENALE

Vitin e kaluar janë ngritur 28 kallëzime penale për dyshimin e falsifikimit të diplomave, ndërsa një kallëzim penal për dyshimin e falsifikimit të vendimeve të njohjes që i sjell Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit.  

Nga numri i përgjithshëm i kallëzimeve të paraqitura penale, 14 kanë të bëjnë me dokumente arsimore të nivelit të arsimit të lartë, dhe 14 kërkesa për dokumente arsimore të nivelit të arsimit të mesëm.

Kështu thuhet në Raportin për punën dhe situatën në fushat administrative nën juridiksionin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit në vitin 2023.

Gjithashtu, gjatë vitit 2023 janë marrë 28 vendime për refuzimin e kërkesave për njohjen e diplomave të huaja për arsimin e fituar fillor, të mesëm dhe të lartë, për shkak të dyshimeve për besueshmërinë e tyre.

SHARE