MINISTRJA JAKSHIQ-STOJANOVIQ DHE KRYETARI GJELAJ VIZITUAN SHKOLLËN FILLORE “BASHKIMI” NË SKORRAQ

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit Angjella Jakshiq-Stojanoviq dhe kryetari i komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, kanë vizituar shkollën fillore “Bashkimi” në Skorraq, ku po punohet për rikonstruksionin e objektit të cilat përfshijnë rregullimin e fasadës, ambienteve të shkollës, si dhe hapësirën përreth shkollës.

Rindërtimi po realizohet në bazë të Memorandumit të Bashkëpunimit në bazë të të cilit Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, komuna e Tuzit dhe Bashkësia Lokale kanë investuar mjete për përmirësimin e kushteve në këtë institucion arsimor, bën të ditur nga ky departament.

Siç thanë ata, punimet do të përfundojnë deri në fillim të vitit shkollor. Jakshiq-Stojanoviq theksoi se shkolla ishte në gjendje shumë të keqe dhe se investimi i lartpërmendur ishte i domosdoshëm që nxënësit e kësaj shkolle më në fund të kenë kushte adekuate për arsim.

“Dëshiroj të theksoj veçanërisht bashkëpunimin e jashtëzakonshëm me komunën e Tuzit dhe bashkësinë lokale, si dhe kontributin e madh që ka dhënë diaspora në realizimin e këtij projekti, që është një shembull i mirë se si së bashku, në një periudhë shumë të shkurtër kohore, mund të bëjmë shumë për të përmirësuar cilësinë e infrastrukturës arsimore, e cila është një parakusht i domosdoshëm për përmirësimin e cilësisë së sistemit arsimor në të gjitha nivelet”, theksoi ministrja.

SHARE