EDHE KËTË VIT, PËR TË GJITHË NXËNËSIT E SHKOLLAVE FILLORE NË MAL TË ZI DO TË NDAHEN LIBRAT FALAS

Qeveria e Malit të Zi ofron librat shkollor falas për të gjithë nxënësit e shkollave fillore në Mal të Zi.

Shpërndarja e librave do të nisë të hënën më 12 gusht dhe do të kryhet në tre cikle në mënyrë që gjithçka të jetë gati për fillimin e vitit shkollor.

Instituti për Tekste dhe Mjete Mësimore do t’i dorëzojë librat në të gjitha shkollat ​​dhe është përgjegjësi e tyre t’i sjellin librat në ambientet e shkollës.

Për këtë qëllim janë ndarë më shumë se 3.5 milionë euro nga mjetet buxhetore të Qeverisë së Malit të Zi.

SHARE