GALLIQ: PËRSËRI U RIVENDOS TRANSMETIMI LOKAL

Situata epidemiologjike në Malin e Zi është komplekse, thotë drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Igor Galliq. Ai theksoi se transmetimi lokal i virusit është rivendosur përsëri. Në të gjitha vendet evropiane, ka pasur një rritje të numrit të pacientëve, gjë që ndodh edhe në Malin e Zi, kështu që ne mund të flasim, siç thotë ai, për një valë të re të epidemisë. Galliq u bën thirrje të gjithë qytetarëve që t’i përmbahen masave të përcaktuara, veçanërisht atyre themelore, duke mbajtur maskë, duke mbajtur distancë dhe higjienë të duarve. “Situata epidemiologjike po bëhet më komplekse çdo ditë. Mund të jetë produkt i faktorëve të ndryshëm që përbëjnë një epidemi,” tha Galliq, duke shtuar se epidemiologët janë më të shqetësuar se virusi ka krijuar transmetim lokal. Ai vuri në dukje se situata aktuale nuk ndryshon shumë nga ajo në vendet e tjera evropiane dhe botërore, veçanërisht në destinacionet turistike. “Në atë kontekst, ne mund të flasim për krijimin e një vale të re të epidemive,” tha Galliq.

SHARE