TEKSA TRUMP E NETANYAHU BISEDOJNË PËR ARMËPUSHIM, VRITEN 40 PALESTINEZË NË GAZË

Të paktën 40 palestinezë janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, thanë zyrtarë spitalorë, të mërkurën, teksa ndërmjetësit ndërkombëtarë po nxitojnë për të hartuar një marrëveshje armëpushimi. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, zhvilloi një takim të dytë brenda dy ditësh me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, në mbrëmjen e së martës. Trump është duke iu dhënë shtytje përpjekjeve për një armëpushim që mund të çojë drejt një fundi të luftës 21-muajshe në Gazë. Izraeli dhe grupi palestinez Hamas, i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, po shqyrtojnë një propozim të ri armëpushimi, të mbështetur nga Uashingtoni, i cili do të pezullonte luftimet, do t’i lironte pengjet izraelite dhe do të dërgonte ndihma të shumënevojshme në Gazë, raporton AP.

SHARE