Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve në seancat e veçanta të Kuvendit kushtuar orës së kryeministrit më 19 dhe 26 korrik.
Ora e mëparshme e kryeministrit ishte caktuar për 29 qershor, por Spajiq kërkoi shtyrjen e seancës për dy ditë.
Deputetët e Partisë Demokratike të Socialistëve nuk kanë lejuar mbajtjen e seancës më 1 korrik për shkak të, siç kanë thënë, mosrespektim të parlamentit nga Spajiq, papërgjegjshmërisë politike dhe rrezikimit të rrugës evropiane të vendit.
Në rendin e ditës së seancës, e cila do të fillojë më 19 korrik, do të jenë edhe pyetjet parlamentare drejtuar ministrit për një temë të caktuar, ndërsa shtatë ditë më vonë, disa ministra të Qeverisë së 44-të do t’u përgjigjen pyetjeve parlamentare.