Përderisa vapa ekstreme ka shkaktuar zjarre në pyje në SHBA, më shumë se 146 milionë amerikanë ndodhen nën alarmin e nxehtësisë ekstreme.
Siç raporton gazeta “The Guardian”, në perëndim të SHBA-së janë shënuar temperatura rekord ndërsa janë bërë paralajmërime në këtë drejtim në shumë qytete.
Temperatura të dielën në qytetin Salem në Massachuesetts ishte 39.4 gradë Celsius.
Dyshohet se 4 persona kanë vdekur në Oregon si pasojë e nxehtësisë ekstreme.
Autoritetet e meteorologjisë lëshuan paralajmërime për nxehtësinë ekstreme në disa pjesë të Kalifornisë, Nevadës, Arizonës, Oregonit, Washingtonit dhe Idahos si dhe ndanë informacionin se më shumë se 146 milionë amerikanë do të preken nga kushtet e motit.
– I nxehti ekstrem shkakton zjarre në pyje
Nga dita e djeshme, zjarret vazhdojnë në 73 lokacione të ndryshme në të gjithë SHBA-në, në një sipërfaqe prej rreth gjysmë milioni dynymësh.
Ekipet zjarrfikëse po luftojnë me shumë zjarre të reja të shkaktuara nga nxehtësia ekstreme.
Sipas NBC News, më shumë se 20 mijë dynymë pyje u dogjën në zjarrin që shpërtheu në rajonin Santa Barbara të Kalifornisë. Zjarri në Santa Barbara shpërtheu më 5 korrik dhe gjatë gjithë fundjavës vazhdoi të përhapet në zona të mëdha.
Autoritetet lëshuan urdhra evakuimi për shumë njerëz në rajon. Sipas lajmit të CNN, parashikohet se javën e ardhshme në Kaliforni dhe Nevada do të shënohen temperatura rekord.