MALI I ZI MIDIS REVIZIONIZMIT HISTORIK DHE ANTIFASHIZMIT EVROPIAN

Në pritje të festimit të 13 korrikut – Ditës së Shtetësisë, Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, në bashkëpunim me grupin joformal të intelektualëve malazezë “STEGA”, do të organizojnë një forum dialogu me temën “Mali i Zi ndërmjet revizionizmit historik dhe antifashizmit evropian”, nesër, 10 korrik 2024, me fillim nga ora 10:00 në Cetinë.

Siç thuhet në komunikatën e Zyrës së Presidentit, forumi do të mbledhë disa akademikë, profesorë, biznesmenë, shkrimtarë, publicistë dhe intelektualë të tjerë të dalluar.

Në tubim do t’i drejtohet presidenti Millatoviq, i cili në formë të panelit të dialogut të hapur, përfaqësuesit e “STEGA” do të paraqesin mendimin e tyre për temën e Forumit, si dhe disa intelektualë të tjerë të pavarur.

SHARE