DETYRIM PËR TË PËRMIRËSUAR BASHKËPUNIMIN ME BeH

Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk kanë çështje të hapura, por është një shans dhe një detyrim i të dy vendeve për të forcuar bashkëpunimin ekonomik, veçanërisht gjatë rimëkëmbjes nga pasojat e pandemisë. BeH ka një interes të fortë në lidhje më të mira ekonomike me Malin e Zi, tha Ministrja e Jashtme i BeH Bisera Turkoviq, e cila mbajti një takim sot me Zëvendëskryeministrin Dritan Abazoviq. Të dy theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe dëshirën për të bashkëpunuar në projekte të përbashkëta. Duke vënë në dukje se marrëdhëniet midis dy vendeve janë miqësore, bazuar në përparësitë e përbashkëta, të tilla si integrimi evropian, Abazoviq tha se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE dhe se kjo është një rrugë ideale për një rajon të qëndrueshëm dhe të sigurt. Në atë kontekst, Abazoviq theksoi se marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe integrimi evropian janë thelbësore për rimëkëmbjen dhe zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor. Abazoviq tha se përveç anëtarësimit në NATO, anëtarësimi i plotë në BE mbetet një qëllim strategjik i Malit të Zi dhe një angazhim që nuk ka asnjë alternativë, prandaj Mali i Zi vlerëson shumë mbështetjen e qartë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Zëvendëkryeministri Dritan Abazoviq në kuadër të vizitës së tij u takua edhe me anëtarët e Presidencës së BeH Shefik Xhaferoviq dhe Zhelko Komshiq, ku theksuan që duan të ndërtojnë një të ardhme më të mirë në komunitetin evropian të kombeve, sepse kjo është mënyra e vetme për të dalë nga “vrima e zezë” e Ballkanit.

SHARE