DARMANOVIQ: DËRGIMI I USHTARËVE MALAZEZ NË KOSOVË NUK ËSHTË AKT ARMIQËSIE

Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq, vlerësoi se dërgimi i ushtarëve malazezë në Kosovë përfaqëson përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare dhe se nuk bëhet fjalë për ndonjë akt armiqësie ndaj Serbisë.

Darmanoviq, e deklaroi këtë në prag të Samitit në Londër, duke komentuar vlerësimin e zyrtarëve serbë se dërgimi i oficerëve malazezë në Kosovë nuk është akt miqësor. “Nuk ka asgjë armiqësore, Mali i Zi, është besnik në përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare dhe i asaj që të kontribuoi në stabilitetin e rajonit.

Ky është qëllimi i vetëm i angazhimit tonë”, shpjegoi Darmanoviq. Që nga vazhdimi i Procesit të Berlinit, Darmanoviq pret investime të mëtejshme në projektet konkrete të infrastrukturës në Mal të Zi.

“Ne presim një ndryshim të caktuar në pjesën e infrastrukturës, sa i pëkert Malit të Zi  ne jemi optimist”,deklaroi Darmanoviq.

SHARE