Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Qeveria njëzëri pranoi propozimin e Komisionit të Tenderit që afati për vlerësimin e ofertave teknike për aeroporte të zgjatet për 30 ditë, shkroi kryeministri Millojko Spajiq në rrjetin X.
“Për të siguruar transparencë dhe kompetencë në procesin e koncesionit për të drejtën e përdorimit të aeroporteve të Tivatit dhe Podgoricës, Qeveria njëzëri pranoi propozimin e Komisionit të Tenderit për të zgjatur afatin për vlerësimin e ofertave teknike për 30 ditë. Komisioni, në bashkëpunim me IFC – Bankën Botërore, do të sigurojë një opinion shtesë, i cili do të garantojë marrjen e vendimit më të mirë në interes të Malit të Zi,” tha ai.
Të kujtojmë se, Korporata Ndërkombëtare Financiare, e cila është angazhuar nga Qeveria si konsulent në procesin e dhënies me koncesion të aeroporteve, ka dyshime serioze për kredibilitetin e procesit të tenderit dhe thotë se marrja e mesazheve të tilla është problematike dhe krijon një imazh negativ për tërë procesin.