RRITJA E NUMRIT TË PROJEKTEVE TË REALIZUARA DO TA BËJË MALIN E ZI MË TËRHEQËS

Rritja e numrit të projekteve të realizuara do të nënkuptojë Mal të Zi më tërheqës dhe lidhje më të forta në rajon, tha ministri i Investimeve Kapitale, Ervin Ibrahimoviq. Në takimin me ambasadorin e Shqipërisë në Mal të Zi, Ridi Kurtezi, Ibrahimoviq foli për projektin e elektrifikimit të hekurudhës Tuz – Bozhaj, gazsjellësit Adriatik – Jonian, rrugën e shpejtë, por edhe projekte të tjera në fushën e transportit dhe energjisë. “Qeveria reformiste pro-evropiane po dërgon një mesazh të fortë se ne duhet të demonstrojmë unitet dhe efikasitet në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe se politika e promovimit të potencialit të ekonomisë malazeze dhe tërheqja e kapitalit të huaj është padyshim një nga prioritetet në Qeverinë e re”, tha Ibrahimoviq. Ai shtoi se bashkëpunimi tradicionalisht i mirë mes administratave të dy vendeve është vetëm një shembull tjetër i marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon. “Situata aktuale gjeopolitike është shumë sfiduese dhe ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e intensifikimit të aktiviteteve në lidhje me përmbushjen e masave përfundimtare të para-pranimit me të cilat përballet Mali i Zi,” shtoi Ibrahimoviq. Kurtezi tha se të dy vendet nuk kanë çështje të hapura, por kanë shumë qëllime dhe tema të përbashkëta për diskutim – aspiratat për BE, bashkëpunimi në Ballkanin Perëndimor, Komuniteti i Transportit, bashkëpunimi në projekte rajonale. Ai vuri në dukje një moment shumë të rëndësishëm politik për Malin e Zi dhe për Qeverinë, i cili është shembull i gjithëpërfshirjes dhe që pret të ketë sukses. Bashkëbiseduesit u pajtuan se vazhdimi i punës në projekte me interes rajonal është i një rëndësie të madhe dhe se përfundimi i projekteve të mëdha infrastrukturore, si në sektorin e transportit ashtu edhe në atë të energjisë diçka drejt së cilës Ministria e udhëhequr nga Ibrahimoviq do t’i drejtojë të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion.

SHARE