Foto: EEAS
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Johan Sattler tha se është krenar që shërben në Mal të Zi, një vend me traditë të fortë antifashiste, i cili ka dhënë një kontribut të madh në luftën për çlirimin e Evropës.
“Sot, 80 vite më vonë, vazhdojmë të ruajmë vlerat e përbashkëta evropiane të lirisë, paqes dhe dinjitetit,” shkroi ambasadori i Bashkimit Evropian në Mal të Zi në rrjetin social X.