Sot në ambientet e komunës është mbajtur seanca e parë e Këshillit ekonomik i komunës së Tuzit, të cilën e kryesoi kryetari Lindon Gjelaj.
Këshilli është organ ekspert dhe këshillimor për fushën e politikave ekonomike dhe zhvillimore të komunës, i cili monitoron dhe analizon gjendjen e ekonomisë, nxit iniciativa, propozon dhe ndërmerr aktivitete me qëllim të krijimit të kushteve për zhvillim dhe përmirësim të ekonomisë dhe zhvillimit të marrëdhënieve të dialogut privat-publik.
Siç njoftojnë nga komuna e Tuzit, në këtë mbledhje u bë miratimi i Rregullores së punës së këshillit dhe u zgjodh kryetari i këshillit.
Këshilli ka 11 anëtarë nga fusha të ndryshme ekonomike: bujqësi, hotelieri, tregti.
Roli i këtij këshilli është jashtëzakonisht i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e një mjedisi më të favorshëm biznesi.