PRESIDENCA BELGE I DEL NË KRAH KOSOVËS: TË HIQEN MASAT, PO PËRMBUSHIN KËRKESAT TONA

Presidenca belge është shprehur pro heqjes së masave ndaj Kosovës, me argumentin se Prishtina ka hedhur hapat e duhur në drejtim të përmbushjes së kërkesave të bllokut.

Me organizimin e referendumit në katër komunat veriore të vendit, Kosova tregoi se e ka zbatuar marrëveshjen prej katër pikash të nënshkruar në Bratislavë, në këmbim po kërkon heqjen e masave ndëshkuese që u vendosën për shpërthimin e tensioneve në veri, thuhet në një reagim të saj për mediat në Prishtinë.

“Këshilli i BE-së do t’i rikthehet çështjes në bazë të një raporti të Përfaqësuesit të Lartë për Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë për përmbushjen e këtyre kërkesave nga Kosova”, ka nenvizuar zëdhënësi i Presidencës belge, David Jordens, i cili shtoi se vend ii tij është në favor të një qasjeje të balancuar mes Kosovës dhe Serbisë dhe po ashtu pro heqjes së këtyre masave.

Sipas zëdhënësit te BE-së, Peter Stano, tashmë raporti i Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell, është pranë finalizimit dhe dorëzimit në Këshillin Europian. Disa ditë më parë, Stano qe shprehur se për heqjen e masave ndëshkuese që blloku ka vendosur ndaj Kosovës, vendosin shtetet anëtare e jo Qeveria e Kosovës dhe se mbajtja e votimeve në komunat në veri të Kosovës më 21 prill, ishte vetëm një nga disa kushtet që BE-ja vendosi për heqjen e masave ndaj Kosovës. Votimet, sipas tij, ku qytetarët mund të zgjidhnin nëse dëshironin ose jo të largonin kryetarët shqiptarë të zgjedhur vitin e kaluar, dështuan për shkak të pjesëmarrjes së pamjaftueshme.

SHARE