Në kohën kur Rusia kremton me shumë bujë Ditën e Fitores mbi nazizmin, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen mbërriti në Kiev për bisedime me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke dëshmuar edhe një herë qartë mbështetjen e plotë të Perëndimit për vendin e përballur me agresionin brutal rus.
“Sa mirë të jem sërish në Kiev. Aty ku vlerat që i mbajmë afër, mbrohen çdo ditë”, shkroi ajo në Twitter.
“Unë e mirëpres vendimin e presidentit Zelensky për ta shënuar 9 Majin, Ditën e Europës, edhe këtu në Ukrainë”, nënvizoi shefja e KE-së.
Blloku 27 anëtarësh e kremton tradicionalisht 9 majin si ditën që shënon paqen dhe unitetin, dhe fakti që vizita e pestë e Von der Leyenit në Ukrainë që prej fillimit të pushtimit të Moskës erdhi pikërisht në këtë ditë, është mjaft simbolike.