Për skriningun e kancerit të qafës së mitrës, Ministria e Shëndetësisë planifikon të blejë pajisje moderne në vlerë 700 mijë euro, shkruhet në Raportin për punën dhe gjendjen në fushat administrative të Ministrisë së Shëndetësisë në vitin 2022, i cili është miratuar nga Qeveria.
Ky dokument është krijuar në fund të muajit prill, ndërsa dje është publikuar në ueb faqen e Qeverisë së Malit të Zi. Pajisja, siç specifikohet, përfshin testimin e njëkohshëm të dy metodave aktuale të HPV dhe LBC (Citologjia e bazuar në lëngje) – testi PAPA është një shtupë citologjike e qafës së mitrës që kryhet duke përdorur citologjinë në bazë të lëngshme.
“Kjo do të ndikojë në promovimin e shëndetit të qytetarëve të të gjitha moshave, përmirësimin e kujdesit shëndetësor në të gjitha nivelet, përmirësimin e qëndrueshmërisë financiare të sistemit shëndetësor, reagimin ndaj situatave krize në sistem, përmirësimin e zhvillimit të ofrimit të shërbimeve në turizmin shëndetësor. Po ashtu, edhe për modernizimin e infrastrukturës shëndetësore duke ndërtuar kapacitete të reja apo rinovuar”, thuhet ndër të tjera në dokument.