GJUROVIQ: PAGA MESATARE BRUTO NË MAL TË ZI ËSHTË 970 EURO

Goran Gjuroviq, ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, ka bërë të ditur se paga mesatare bruto në Mal të Zi është 970 euro.

Ai e shkroi këtë në Twitter së bashku me një grafik që tregon tendencat e pagave gjatë gjashtë viteve të fundit. Burimi i grafikës është nga Monstat.

“Detyra themelore e Qeverisë është të përmirësojë standardin e qytetarëve tanë. Kemi arritur nivelin prej 970 euro të pagës mesatare bruto”, ka shkruar Gjuroviq.

Ai shtoi se nuk duan të ndalen me kaq.

“Të vazhdojmë – Qeveria e Malit të Zi është në rrugën e duhur”, përfundoi Gjuroviq.

SHARE